Stuhia përfshin Australinë, 500,000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike

schedule15:10 - 13 Shkurt, 2024

schedule 15:10 - 13 Shkurt, 2024

Zona të shumta të shtetit australian të Viktorias kanë mbetur pa energji elektrike pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë vendin.

Një nga termocentralet, Loy Yang të AGL, i cili furnizon me energji rreth një të tretën e shtetit australian, u detyrua të mbyllej këtë pasdite pasi disa shtylla në një pjesë të madhe të rrjetit të shpërndarjes u shembën si pasojë e motit të keq.

Më shumë se 500,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Stuhitë shkaktuan kaos në perëndim të vendit, me breshër dhe erëra të forta që rrëzuan linjat e energjisë elektrike dhe shkatërruan infrastrukturën në Anakie, në veri të Geelong.

Përmbytje të mëdha u shënuan në Clayton, në juglindje të Melburnit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!