Stuhia në Zagreb, raportohet për dy viktima

schedule18:57 - 19 Korrik, 2023

schedule 18:57 - 19 Korrik, 2023

Dy burra kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen së mërkurës.

Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente, ka thënë se dy burrat kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve.

“Ata kanë pasur lëndime të shumta në kokë”, ka thënë Hitrova.

Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë.

Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomisllav Tomasheviq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thërrasin shërbimet e emergjencës vetëm në rast urgjence, pasi linjat janë bllokuar.

Stuhia, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, ka nisur rreth orës 16:00 dhe ka zgjatur rreth 20 minuta. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!