Stuhia në Spanjë shemb ndërtesën, tre të vdekur

schedule22:11 - 4 Prill, 2025

schedule 22:11 - 4 Prill, 2025

Stuhia Laurence vazhdon të godasë Andaluzinë, duke lënë pas saj shkatërrim dhe vdekje.

Sipas “El Mundo”, tre persona kanë humbur jetën të premten nga shembja e një ndërtese bujqësore në komunën Coria del Río në Sevilje, si pasojë e erës dhe shiut të fortë.

Disa javë më parë, stuhia Laurence shkaktoi vdekjen e katër personave të tjerë në pjesë të ndryshme të komunitetit andaluzian.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Coria del Río, rreth orës 11:35. të premten, kur një tornado shkaktoi shembjen e ndërtesës bujqësore, duke vrarë tre persona, sipas burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë Andaluziane.

Dy nga tre personat që humbën jetën në shembjen e ndërtesës së fermës janë vëllezër, 61 dhe 59 vjeç, nga Sevilja dhe i treti është një burrë 40-vjeçar.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!