Stuhia “Julia” godet Amerikën Qendrore, 36 viktima dhe dhjetra të zhdukur

schedule10:52 - 11 Tetor, 2022

schedule 10:52 - 11 Tetor, 2022

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën stuhia tropikale Julia, që ka përfshirë vendet e Amerikës qendrore, nga El Salvadori, Venezuela dhe Hondurasi, që tani po zhvendoset furishëm drejt jugut të Meksikës.

56 persona të tjerë janë të zhdukur në qytetin e Las Tejerias. Më shumë se 3,000 shpëtimtarë ndodhen në Las Tejerias, rreth 50 kilometra (31 milje) nga kryeqyteti Karakas, pas fatkeqësisë më të madhe natyrore të Venezuelës në dekada.

Numri ka të ngjarë të rritet, pasi një zyrtar i mbrojtjes civile paralajmëroi se do të ishte “e vështirë” për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Në këto shtete është pezulluar mësimi, për shkak të përmbytjeve nga shirat që vijojnë pa ndalur. Sipas Institutit të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, kjo situatë mund të zgjasë deri në 72 orët ne vijim.

Të paktën 26 persona vdiqën në të gjithë Amerikën Qendrore kur stuhia Julia goditi rajonin. Pesë ushtarë të ushtrisë në El Salvador vdiqën pas shembjes së një muri, e cila shkaktoi 10 viktima dhe detyroi 1000 persona të evakuoheshin.

Në Honduras, Wilmer Wood, kryebashkiak i qytetit lindor të Brus Laguna, tha se dy persona vdiqën pas përmbysjes së një varke për shkak të stuhisë. Një person tjetër ishte zhdukur.

Dhe në Guatemalë 14 njerëz vdiqën, tetë prej tyre në komunën indigjene të Santa Eulalia, në perëndim të vendit, pasi shtëpia e tyre u shemb për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Zëvendëspresidenti i Nikaraguas, Rosario Murillo tha se Julia kishte prekur rreth 7,500 njerëz, duke përmbytur 3,000 shtëpi. Julia arriti në tokë të dielën si një uragan i kategorisë 1 dhe gradualisht u shpërnda derisa u zvogëlua në një depresion tropikal të hënën, ndërsa u kthye drejt Meksikës.

Në fund të vitit 2020, uraganet Eta dhe Iota vranë të paktën 200 njerëz në Amerikën Qendrore dhe shkaktuan miliona dollarë humbje.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës ngroh shtresat sipërfaqësore të oqeaneve, duke shkaktuar stuhi dhe uragane më të fuqishme dhe më të lagështa.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!