Stuhia godet Kroacinë, era shkatërron shtëpitë dhe dëmton automjetet

schedule22:12 - 15 Shtator, 2022

schedule 22:12 - 15 Shtator, 2022

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e së enjtes zonën Çazma të Kroacisë. Mediat kroate raportojnë se si pasojë e erës dhe shiut, janë dëmtuar çatitë e shumë ndërtesave dhe automjete.

Njoftimet e qytetarëve për një stuhi të fortë me erë dhe reshje shiu në këtë zonë filluan pasdite.

Si rezultat, shërbimet e urgjencës, punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe të Zjarrfikësve u dërguan menjëherë në terren. /abcnews.al