Stuhia tropikale Laura ka goditur Kubën brenda natës. Stuhia ka shkaktuar të paktën 12 viktima në Haiti dhe Republikën Dominikane. Një tjetër uragan, Marco, i është drejtuar bregdetit jugor të Shteteve të Bashkuara.
Në Guatanamo dhe Santiago de Kuba, janë evakuuar rreth 50 mijë njerëz. Mediat raportojnë për dhjetra të zhdukur. Midis viktimave ka edhe një fëmijë.

Stuhia ka përmbytur shtëpi dhe ka lënë në errësirë më shumë se një milion Dominikanë, shtoi Mendez.
Stuhitë paraqesin një rrezik serioz për Haitin çdo vit nga qershori deri në nëntor. Edhe reshjet e forta të shiut mund të kërcënojnë banorët më të varfër të vendit, shumë prej tyre jetojnë në zona në rrezik, afër kanaleve ose lumenjve./abcnews.al

