Stuhia Gloria godet Spanjën më pas zhvendoset në Francë, raportohen 4 viktima

schedule12:40 - 21 Janar, 2020

schedule 12:40 - 21 Janar, 2020

Stuhia e fuqishme Gloria ka sulmuar pjesën më të madhe të Spanjës lindore, dhe ka shkaktuar deri më tani  katër viktima.

Regjioni rreth Valencisë dhe Ishujve Balearik thanë se goditja më e madhe ishte të hënën, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta që shkatërruan çdo gjë.

Më shumë se 30 provinca në Spanjë u vunë në gatishmëri ndërkohë stuhia më vonë u zhvendos në Francën e Jugut.

 

Media lokale e cilësuan stuhinë  si më  shkatërrimtaren në rajon që nga viti 1982.

Një burrë vdiq në shtëpinë e tij në provincën spanjolle të Avila pasi u godit nga tjegulla, thanë zyrtarët vendas.

Një grua e pastrehë vdiq nga  i ftohti pranë Valencias, tha një zyrtar komunal për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një burrë u vra në një aksident me makinë në një rrugë me dëborë në rajonin e Asturias, ndërsa një burrë tjetër u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në qytetin e Moixent me shenja hipotermie.

 

Mediat sociale në Spanjë kanë publikuar pamjet e rrugëve të përmbytura në Valencia dhe qytete  të tjera në Spanjë.

Parashikuesit spanjollë  raportuan erëra deri në 115 km / orë (71 km / orë), dhe valë të mëdha në brigjet e Mesdheut.

Aeroporti Alicante u detyrua të mbyllej, duke anuluar  shumë fluturime.

 Franca

Stuhia Gloria ka mbërritur në Pyrénées-Orientales, departamenti më jugor i Mesdheut në Francë, i cili është vendosur në gatishmëri të lartë.

Dhjetra policë dhe zjarrfikës të tjerë janë vendosur në rajon. Autostrada A9 në anën franceze të kufirit është mbyllur .

Gloria është cilësuar si stuhia më e keqe që ka goditur rajonin në periudhën e dimrit që nga janari 1982,  tha Franceinfo, Foreveraster Météo France, Olivier Proust.

Spanja dhe Franca u goditën gjithashtu nga përmbytjet e mëdha në tetor të vitit të kaluar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!