Stuhia e rërës në Irak lë më shumë se 1 mijë persona me probleme me frymëmarrjen

schedule10:24 - 15 Prill, 2025

schedule 10:24 - 15 Prill, 2025

Më shumë se 1 mijë njerëz kanë mbetur me probleme të frymëmarrjes pasi një stuhi rëre përfshiu pjesët qendrore dhe jugore të vendit të Irakut. Sipas informacioneve të siguruara nga BBC të paktën 700 raste ishin mbytje.

Pamjet e shpërndara në internet treguan zona të mbuluara me një mjegull të trashë portokalli. Ndërkohë që në shumë zona është ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe janë pezulluar një numër fluturimesh.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në Irak, por disa ekspertë besojnë se ato po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!