Cikloni i madh në Jon, si do të ndikohet Shqipëria

schedule11:05 - 16 Shtator, 2020

schedule 11:05 - 16 Shtator, 2020

Meteorologët kanë parashikuar një stuhi të fuqishme që do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator. Stuhia tropikale do të sjellë era të forta deri në 200 km/h dhe rrebeshe shiu.

Lexo edhe: Cikloni po i afrohet brigjeve të Jonit, ndiqeni LIVE këtu përmes satelitit

Meteoalb bën të ditur ekskluzivisht për abcnews.al se Shqipëria mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës dëri në 45 Km/h.

Lexo edhe: Formohet “përbindëshi” në detin Jon, kulmi në 18 shtator: A rrezikohet Shqipëria?

Ndërkohë, “Medicane”, një term i përdorur nga specialistët për stuhitë në Mesdhe, parashikohet të prekë brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

LEXO EDHE: Po formohet në Jon, çfarë është “medicane” që pritet të godasë rajonin në 18 shtator

Zhvillimi i një stuhie tropikale në Mesdhe do të sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere, ku parashikohet që shpejtësia e erës në det të jetë deri 200km/orë.

Kjo stuhi do të prekë dhe brigjet e Italisë Jugore, po ashtu dhe Jugun e Greqisë.

Vendi ynë mbetet në periferi të kësaj stuhie duke sjellë vetëm rrebeshe shiu dhe forcim të erës deri në 45 Km/h”, thekson Meteoalb për abcnews.al.

g.v/abcnews.al