Stuhia “Arwen” bën kërdinë në Britaninë e Madhe

schedule22:50 - 27 Nëntor, 2021

schedule 22:50 - 27 Nëntor, 2021

Stuhia  “Arwen” ka bërë kërdinë në Britaninë e Madhe. Të paktën 3 persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e stuhisë që solli reshjet shiu e bore, erë të fortë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë në shumë zona të Britanisë së Madhe.

Banorët janë zgjuar edhe mëngjesin e sotëm nga bora dhe shiu. Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë u bllokuan dhjetëra akse rrugore si dhe u ndërpre shërbimi hekurudhor

Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në rrugë deri në një përmirësim të situatës meteorologjike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!