Reshjet rekord të shiut, si pasojë e stuhive kanë përmbytur Toronton, duke ndërprerë energjinë dhe duke bllokuar shoferët në autostradën kryesore në qytet.
Pothuajse 100 mm shi ra në Toronto të martën, duke tejkaluar rekordin ditor të qytetit të vendosur në 1941. Imazhet dhe videot tregojnë përmbytje të mëdha në të gjithë qytetin dhe makina pothuajse të zhytura në ujë.
Ylli i popit Drake postoi një video në Instagram e cila duket se tregon një pjesë të shtëpisë së tij në Toronto, “The Embassy”, të zhytur në ujë. Më shumë 167,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike, sipas Toronto Hydro.
Disa fluturime u vonuan ose u anuluan gjithashtu.
Autoritetet thanë se kanë shpëtuar të paktën 14 persona, duke përfshirë një person që po qëndronte sipër makinës së tij. Meteorologët thanë se reshjet rekord të së martës ishin për shkak të tre stuhive të njëpasnjëshme që prekën qytetin.
Në 2013, Toronto u prek nga një stuhi e fuqishme duke lënë 300 mijë njerëz pa energji elektrike, ndërkohë që 1000 persona mbetën të bllokuar pas përmbytjes së trenit.
/abcnews.al