Stuhi rëre në Kinë, Pekini “pushtohet” nga smogu

schedule10:28 - 15 Mars, 2021

schedule 10:28 - 15 Mars, 2021

Pekini u zgjua sot i mbuluar me një shtresë smogu të verdhë, si rezultat i rritjes së ndotjes dhe një stuhi rëre që vinte nga Mongolia.

Qeveria komunale ka urdhëruar të gjitha shkollat të anulojnë ngjarjet sportive dhe në natyrë, duke u kërkuar njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes të qëndrojnë brenda.

Situata,  është bërë virale në mediat sociale për shkak të skenarëve apokaliptikë të krijuar, pasi niveli i ndotjes në qytet është rritur në nivele alarmante, sipas të dhënave.

Nivelet e grimcave të mëdha të PM10 ishin gati 20 herë më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH këtë mëngjes, ndërsa përqendrimi i grimcave të Pm2.5 ishte në gati 600, 2o herë më shumë se kufiri i raportuar nga agjencia në Gjenevë.

 

Kina uli në mënyrë drastike nivelin mesatar kombëtar të grimcave Pm2.5 midis 2015 dhe 2019, kryesisht falë zvogëlimit të qymyrit për ngrohje dhe qeveria ka njoftuar se do të arrijë të neutralizojë karbonin deri në vitin 2060./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!