Stuhi me reshje të dendura në Austri dhe Japoni

schedule14:59 - 3 Korrik, 2019

schedule 14:59 - 3 Korrik, 2019

Austria dhe Japonia janë goditur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura në vend. Ndërsa në Austri po punohet për pasgrimin e baltës që ka mbuluar një fshat, një qytet në Japoni prej 600 mijë banorësh është evakuar.

Banorët në Uttendorf, jo shumë larg Salisburg-ut, po pastrojnë masën e madhe të baltës që ka përfshirë fshatin e tyre si pasojë e reshjeve të dendura. Fshati austriak u godit nga moti i keq ku si për oasohë u shemb dhe një urë duke dëmtuar të paktën 70 shtëpi. Por dëmet do të kishin qenë dhe më serioze nëse nuk do të ishte për digën.

Lumi Manlitzbach, ka dalë nga shtrati duke përmbytur ndërtesa dhe nënkalime. Provincë e Salisburg ka ndarë një fond prej 250 mijë eurosh për komunitetin dhe pse vlerësohet se shifra nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha dëmet. Në ndihmë të banorëve janë vënë dhe zjarrfikës si dhe 50 ushtarë të forcave të armatosura që janë transferuar në fshat. Prej kohësh në zonë po punohej për ndërtimin e një dige të dytë

Ndërkohë dhe Japonia është prekur nga përmbytjet. Qyteti japonez Kagoshima, me 600 mijë banorë është evakuuar totalisht si pasojë e stuhive me reshje të dendura shiu të ditëve të fundit. Autoritetet vendore kanë paralajmëruar se sasisa e reshjeve mund të shkaktojë lëvizje të terrenit. Britanikia Deili Meil raporton se që nga fundi I muajit qershor në zonën jugperëndimore të vendit kanë rënë më shumë se 900 milimetra shi./ABC News Albania 24/7