Stuhi e frikshme bore, 130 makina përfshihen në aksident në autostradë

schedule14:48 - 19 Janar, 2021

schedule 14:48 - 19 Janar, 2021

Një stuhi e madhe dëbore ka goditur Japoninë veriore. Për pasojë ngricat kanë shkaktuar një aksident masiv në një autostradë.

Autoritete njoftojnë se 130 makina janë përplasur duke shkaktuar një grumbull të madh, ku një person humbi jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur.

Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express në prefekturën Miyagi rreth mesditës (03:00 lokale) të Martën.

Rreth 200 njerëz janë përfshirë në grumbullimin e makinave dhe ekipet e shpëtimit u vunë menjëherë në punë.

Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës javët e fundit me disa pjesë të vendit duke shënuar dyfishin e reshjeve të pritshme të borës.

Imazhet nga autostrada tregojnë grumbullin masiv të automjeteve. Sipas mediave lokale, rajoni pritet të regjistrojë deri në 40 cm dëborë në 24 orët e ardhshme.

Muajin e kaluar, bora e madhe la më shumë se 1.000 automjete të bllokuara në autostradën Kanetsu për dy ditë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!