Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve nga stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm në Afganistan, ndërsa 350 kanë mbetur të plagosur.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Publike Sharafat Zaman Amar tha 40 persona fatkeqësisht kishin humbur jetën dhe 347 të plagosur u transportuan në Spitalin Rajonal Nangarhar për trajtime.
Mes viktimave ishin pesë anëtarë të një familjeje, të cilët vdiqën si pasojë e shembjes së çatisë.
/abcnews.al