Japonia ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu. Rajoni më I prekur sipas mediave të huaja është Kyushu në jugperëndim të Japonisë ku prania e ujit të tepërt ka shkaktuar shembjen e një ure.
Në kuadër të kësaj situate autoritetet dhanë urdhër për evakuimin e rreth 360,000 banorëve të qytetit Kumamoto.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për mot të keq me shi të dendur dhe stuhi që do të zgjasin deri në mesditën e së martës dhe u bëri thirrje banorëve të jenë në vëzhgim për rrëshqitje të mundshme dheu dhe përmbytje.
Prefektura e Kumamotos është nën goditjen e një stuhie lineare shiu që shpesh shkakton përmbytje të shpejta dhe qytetet Yamato dhe Mashiki regjistruan reshje rekord për korrikun./abcnews.al