Studiuesit: “Omicron” mund të parakalojë “Delta-n”, por statistikat japin shpresë

schedule13:25 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 13:25 - 8 Dhjetor, 2021

Ekspertët e Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) si edhe ata të OBSH-së janë duke dhënë mesazhe qetësuese sa i përket efekteve të variantit “Omicron” të koronavirusit.

Sipas tyre, vaksina është tërësisht efektive ndaj këtij varianti, ndërsa duke analizuar ato pak raste në Europë, ata shprehen se pacientët kanë patur simptoma të lehta dhe të përballueshme, kurse një pjesë tjetër kanë qenë asimptomatikë, raporton abcnews.al.

“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se vaksinat ekzistuese mbrojnë” pacientët e infektuar me variantin Omicron nga format e rënda të Covid-19”, tha Michael Ryan, kreu i departamentit të urgjencave të OBSH-së.

Megjithatë, shprehen ata, të dhënat janë ende të kufizuara për shkak të numrit të vogël të të prekurve dhe statistikat kanë nëvojë për një rishikim në të ardhmen.

Më herët, një studim i publikuar në “New York Times” konfirmoi se “Omicron” është më ngjitës se sa varianti “Delta”, por deri më tani ai ka treguar se paraqet simptoma më të lehta tek të prekurit.

Mbrojtja më e mirë

Epidemiologu irlandez vlerësoi se të dhënat e para nga Afrika e Jugut “tregojnë se vaksinat ofrojnë mbrojtje të mirë ndaj variatit Omicron”.

“Arma më e mirë që kemi për momentin është vaksina”, tha ai. “Kur shfaqet një variant i ri, ai tenton të jetë më ngjitës sepse konkurron me variantin e mëparshëm,” shpjegoi Ryan.

Shkencëtarët mendojnë se “Omicron” mund të fillojë të dominojë variantin “Delta”, i cili është përgjegjës për shumicën e infeksioneve Covid-19 që nga fundi i vitit 2020 kur u shfaq për herë të parë në Indi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!