Një “figurë engjëllore” në sipërfaqen e Marsit është pikasur nga Agjensia Evropiane e Hapësirës. Shkencëtarët po përdornin anijen Mars Express për të vëzhguar rreth polit jugor të Marsit, kur kapën imazhin e çuditshëm.
Sipas shkencëtarëve, formacioni duket sikur ka një aureolë dhe dy krahë. Ata gjithashtu vunë në dukje një formë të madhe zemre poshtë ‘krahut’ të engjëllit. Duke shpjeguar ngjyrën e tyre të kuqe, studiuesit theksuan se kjo vjen si rezultat i llojeve të ndryshme të rërës në zonë.
“Engjëlli” dhe “zemra” janë të dyja të përbëra nga tipare të ndryshme interesante. Së pari, dora e engjëllit, që duket sikur arrin në të majtë, mendohet të jetë një gropë e madhe lartësimi, një lloj tipari që formohet ndërsa akulli kthehet në gaz dhe lë hapësira bosh në sipërfaqen planetare.“, shpjeguan ata. /abcnews.al