Studiuesit i japin fund dilemës, kur është koha më e mirë për t’u stërvitur

schedule23:12 - 20 Tetor, 2019

schedule 23:12 - 20 Tetor, 2019

Të gjesh kohë për t’u stërvitur, mund të jetë problem për disa njerëz. Megjithatë një studim i ri sugjeron se sa më herët ta vësh alarmin aq më të lehtë do ta kesh të ushtrohesh dhe të dobësohesh.

Ekspertët nga universiteti i Bath-it dhe Birmingham-it kanë zbuluar se stërvitja para mëngjesit mund t’ju ndihmojë që të digjni më shumë dhjamë. Në studim u morën për një periudhë gjashtë javore 30 meshkuj obezë. Një pjesë prej tyre iu stërvitën para mëngjesit. Disa pas mëngjesit, ndërsa disave iu tha të mos e ndryshonin regjimin ditor.

Duke analizuar rezultatet e pjesëmarrësve në kërkim, u zbulua se personat që ushtroheshin përpara mëngjesit digjnin dyfishin e sasisë së dhjamit krahasuar me ata që stërviteshin pas mëngjesit.

Sidoqoftë, kërkuesit thonë se këto efekte janë trajtuar vetëm tek meshkujt dhe se është e nevojshme që të kryhen studime të tjera për të vërtetuar të njëjtën gjë edhe te femrat./abcnews.al