Universiteti “Epoka” organizon konferencën e parë ndërkombëtare shkencore në informatikë dhe shkenca të aplikuara, në telekomunikacion dhe inxhinieri.
Konferenca sipas Zëvendësrektorit për Marrëdheniet Ndërkombëtare Dejvid Fellsen vjen në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Studiuesve dhe Arsimtarëve në Wells, Angli.
Kjo konferencë bëri bashkë studiues shqiptarë dhe të huaj, specialistë të industrive përkatëse dhe adresoi një sërë temash mbi teknologjinë.
Ajo zgjati dy ditë dhe u zhvillua online në panele të ndryshme studiues përmes sistemit Hi Flex të Universitetit Epoka.
“Jam shumë i lumtur që Universiteti Epoka mirëpret Konferencën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit dhe Shkencave të Aplikuara Inxhinierike. Gjithashtu jam shumë i lumtur që kjo konferencë dhe shumë të tjera ndërkombëtare që ne organizojmë i hapin rrugën ndërkombtarizimit të emrit të Universitetit Epoka.
Kjo konferencë është e njohur në të gjithë botën pasi dhe organizata është e njohur kudo dhe pjesë e saj janë aktorë të njohur, akademikë e studiues të ndryshëm dhe për këtë jemi shumë të lumtur që kjo ndodh tashmë në Universitetin Epoka. Mund të them që në këtë kohë edhe studentët e Universitetit Epoka fituan vendin e parë në Albania Skills dhe tashmë ata do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europian Skills 2021 në Austri.”, shprehet Dejvid Fellsen.
Ndërkohë Universiteti Epoka ka hapur aplikimet për bursa për vitin akademik 2021 – 2022 për të gjithë maturantët ekselentë.