Studion në Tiranë, gjatë verës bën punë sezonale në Greqi, 22-vjeçari nga Gramshi: Dua të largohem, këtu nuk ka mundësi

schedule11:13 - 16 Nëntor, 2022

schedule 11:13 - 16 Nëntor, 2022

Në fshatin Bersnik të bashkisë së Gramshit takuam vetëm një të ri. Ai është student në Tiranë.

Për të ndihmuar familjen ai shkon gjatë verës në Greqi dhe punon në bujqësi. Thotë se të gjithë moshatarët e tij janë larguar nga fshati për shkak se nuk kanë asnjë mundësi ekonomike dhe disa prej tyre e kanë lënë dhe shkollën. E sheh të ardhmen në emigracion.

“Jam student, por për momentin jam këtu në fshat sepse ndihmoj familjen. Gjatë verës shkoj për punë sezonale në Greqi. Këtu mundësitë janë shumë të pakëta dhe rroga është shumë e ulët dhe detyrohemi të largohemi jashtë. Shumica e shokëve janë jashtë vendit, janë larguar për arsye ekonomike, madje ka edhe nga ata që e kanë lënë shkollën dhe janë larguar sepse nuk kanë mundësi ekonomike. Do largohem edhe unë, pasi siç janë kushtet është më mirë të largohem jashtë. Ata që kanë ikur thonë nuk duam të kthehemi më”, tha 22-vjeçari për emisionin “Vetting”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!