Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Studimi: Zbulohen dy nënlloje të sklerozës multiple

schedule09:00 - 10 Janar, 2026

schedule 09:00 - 10 Janar, 2026

Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar dy nënlloje të reja biologjike të sklerozës multiple (SM) një zbulim që mund të ndryshojë mënyrën se si diagnostikohet dhe trajtohet kjo sëmundje.

Studimi sugjeron se SM- ja nuk është një sëmundje e vetme, por përfshin modele të ndryshme biologjike.

Skleroza multiple prek miliona njerëz në mbarë botën dhe aktualisht trajtimet bazohen kryesisht te simptomat klinike. Kjo qasje shpesh nuk pasqyron proceset biologjike që ndodhin në tru, duke bërë që disa pacientë të mos përfitojnë maksimalisht nga terapitë ekzistuese.



Studimi u krye nga University College London (UCL) dhe Queen Square Analytics dhe përfshiu rreth 600 persona me SM. Shkencëtarët analizuan një proteinë gjaku të quajtur sNfL, e cila tregon dëmtimin e qelizave nervore, në kombinim me skanime MRI të trurit.

Duke përdorur një model të mësimit makinerik të quajtur SuStaIn, studiuesit identifikuan dy nënlloje të reja: MS me sNfL të hershëm dhe SM me sNfL të vonshëm.

Këto nënlloje dallohen nga mënyra dhe koha se si shfaqen dëmtimet nervore.

Te pacientët me sNfL të hershëm, nivelet e proteinës rriten që në fazat e para të sëmundjes dhe shoqërohen me dëmtime të shpejta të trurit, duke treguar një formë më agresive të SM-së. Lezionet cerebrale zhvillohen më shpejt dhe kërkojnë monitorim të afërt.

Ndërsa te pacientët me sNfL të vonshëm, fillimisht vërehet tkurrje graduale e trurit në zona të caktuara, dhe vetëm më vonë rriten nivelet e proteinës sNfL. Kjo formë duket se përparon më ngadalë, me dëmtime nervore që shfaqen në faza më të vona.

Sipas autorëve të studimit, ky klasifikim i ri biologjik mund t’i ndihmojë mjekët të parashikojnë më mirë ecurinë e sëmundjes dhe të zgjedhin trajtimin më të përshtatshëm për secilin pacient. Pacientët me formë më agresive mund të trajtohen më herët me terapi më të forta.

Ekspertët e shëndetit e cilësojnë këtë zbulim si një hap të rëndësishëm drejt mjekësisë së personalizuar për sklerozën multiple.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!