Studimi: Videolojërat përmirësojnë shëndetin mendor!

schedule22:22 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 22:22 - 3 Dhjetor, 2020

Një person që është i apasionuar pas lojërave, harxhon mesatarisht 6 orë në javë duke lozur. Nëse luani shumë mund të keni lodhje të syve që më pas çon në migrenë. Por nëse luani herë pas here, lojërat mund të sjellin për ju dhe përfitime shëndetësore. Ekspertët kanë zbuluar se videolojërat janë të mira për shëndetin tonë mendor. Më poshtë abcnews.al do ju sjellë disa pika kryesore nga studimi.

Si u krye studimi?

Për të kuptuar nëse videolojërat përmirësojnë shëndetin tonë mendor ose kanë një efekt pozitiv në jetën tonë të përditshme, u zgjodhën 33 persona nga mosha 55-75 vjeç. Ata u ndanë në 3 grupe. Grupit të parë iu kërkua të luante Mario 64 për 30 minuta në ditë, grupit të dytë iu dhanë mësime pianoje dhe grupit të tretë nuk iu caktua asnjë detyrë.

Rezultatet zbuluan se videolojërat ishin të mira për shëndetin tonë mendor

Pas 6 muajsh, atyre ju kërkua të bënin një skanim MRI. Sipas raportit, vetëm individët që i përkisnin grupit të parë, kishin një rritje të lëndës gri të trurit të tyre. Kujtesa e tyre afatshkurtër u përmirësua, dhe po ashtu shëndeti i tyre mendor.

Studime të tjera që mbështetën këtë pretendim

Në 2014 u kryen një sëri studimesh të ngjashme nga të njëjtët studiues, por me individë të rinj në moshë. Atyre ju kërkua të luanin puzzles 3D dhe lojëra logjike dhe ata gjithashtu treguan një përmirësim të shëndetit mendor.

Një studim tjetër i bërë nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë zbuloi se duke luajtur lojëra që janë të lehta mund të përmirësojmë gjendjen shpirtërore, të lehtësojmë ankthin dhe të qetësohemi.

Ja çfarë bëjnë videolojërat për ju!

  • Zhvillojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve te fëmijët.
  • Ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga sëmundjet kronike.
  • Ju bëjnë më të zgjuar.
  • Lojërat si Tetris ndihmojnë pacientët me trauma./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!