Studimi: Vetmia vret më shumë se mbipesha

schedule15:41 - 5 Korrik, 2020

schedule 15:41 - 5 Korrik, 2020

Një studim kryer nga një grup ekspertësh në SHBA thotë se vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik.

Sipas ekspertëve, njerëzit me më pak lidhje shoqërore kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët, në krahasim me të tjerët.

Një studim nga faqja “Gransnet”, shqyrtoi 218 studime të ndryshme mbi vetminë dhe izolimin shoqëror, dhe zbuluan se dëmi që i sjellin shëndetit është më i lartë se ai që shkaktohet nga mbipesha.

Ndër të tjera në studim u arritë në përfundimin se tre të katërtat e njerëzve të moshuar në Britani ndiejnë vetmi, dhe shumica nuk i kanë treguar dikujt se si ndihen. 70%, madje, thonë që miqtë e familjarët e tyre do të befasoheshin po të dëgjonin që ata ndiheshin të vetmuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!