Studimi: Vera e 2022 ndryshoi klimën në disa qytete europiane

schedule10:16 - 25 Janar, 2023

schedule 10:16 - 25 Janar, 2023

Qytetet në disa vende europiane kanë regjistruar në vitin 2022 temperatura të ngjashme me qytetet që ndodhen mesatarisht 425 kilometra më në jug, sipas një analize të publikuar sot nga kompania Callendar.

Kjo kompani ka analizuar temperaturat e qyteteve të Europës Perëndimore (Francë, Spanjë, Portugali, Itali) vitin e kaluar dhe i ka krahasuar me temperaturat normale nga viti 1991 deri në vitin 2020.

Rezultati: këto qytete kanë regjistruar temperatura mesatarisht 1.38 gradë Celsius më të larta se ato normale dhe të ngjashme me vendet 425 kilometra në jug.

Këto të dhëna, të cilat janë paraqitur në një hartë, tregojnë për Francën se Lille, në Francën veriore, ka regjistruar temperatura që njejta me ato në Pau, në Francën jugperëndimore, Cherbourg, në Francën veriperëndimore, me ato të përjetuara nga Gijón, në Spanjë, Perpignan, në Francën jugore me ato të Athinës dhe Strasburgut, në Francën lindore, me ato të San Marinos.

“Ajo që tregojnë këto krahasime është madhësia e anomalisë që ekzistonte në 2022 dhe, nga ana tjetër, puna titanike që do t’i nevojitet qyteteve për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike,” thekson Thibaut Lacomte, menaxher i përgjithshëm i Callendar, një kompani e specializuar në vlerësimin e rrezikut klimatik dhe është i bazuar në rajonin e Parisit.

“Qytetet janë ndërtuar mbi klimën që kanë pasur gjithmonë dhe kur kemi të bëjmë me temperatura kaq të pazakonta, nuk mund ta kthejmë Perpignan brenda natës në diçka që duket si Athina,” vuri në dukje ai. “E gjithë arkitektura, gjithë urbanistika, infrastruktura, madje edhe shtëpitë e banorëve do të duhet të përshtaten,” vuri në dukje gjithashtu Lacoste.

Tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat në të gjithë botën, duke tejkaluar të gjitha temperaturat para-industriale me më shumë se një shkallë, sipas raportit të fundit vjetor nga programi europian i ndryshimeve klimatike Copernicus (C3S), i publikuar në janar.

Në Europë, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, viti 2022 renditet si “viti i dytë më i nxehtë”, por muajt e verës shënuan një rekord të ri për të gjithë Kontinentin e Vjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!