Studimi: Varianti britanik më i transmetueshëm, por jo shumë agresiv

schedule08:47 - 13 Prill, 2021

schedule 08:47 - 13 Prill, 2021

Sipas dy studimeve të reja varianti B.1.1.7, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, është më i transmetueshëm, por  nuk  ndikon në ashpërsinë e sëmundjes.

Një nga studimet e reja, botuar të hënën në Lancet, nuk zbuloi asnjë provë se një person i infektuar me variantin britanik kishte zhvilluar simptoma  të rënda.

Studimi tjetër, botuar gjithashtu në Lancet, nuk zbuloi asnjë lidhje statistikisht të rëndësishme midis variantit B.1.1.7 dhe llojeve ose kohëzgjatjes së simptomave Covid-19 që njerëzit thanë se kishin përjetuar.

Studimi përfshiu 496 persona. Sipas të dhënave  198  pacientë, ose 58%, ishin të infektuar nga varianti B.1.1.7 ndërsa të tjerët nga variante të ndryshme të koronavirusit.

Gjithashtu 36% e pacientëve të infektuar me B.1.1.7 përjetuan sëmundje të rëndë ose humbën jetën krahasuar me 38% që nuk ishin të infektuar me variantin britanik. Në përgjithësi, “pacientët me B.1.1.7 ishin më të rinj dhe kishin sëmundje të lehta shoqëruese në krahasim me  ata që nuk ishin të infektuar.

Studimi tjetër, i botuar në revistën e shëndetit publik The Lancet Public Health, shikoi të dhënat e mbledhura nga aplikacioni britanik Zoe Covid Symptom Study (ku përdoruesit regjistrojnë simptomat e tyre në telefon) dhe lidhej me të dhënat e mbikëqyrjes Epidemiologjike bazuar në  analizën gjenomike të teste diagnostikuese të koronavirusit duke regjistruar kështu variante të ndryshme të virusit në popullatë. Asnjë përkeqësim i simptomave nuk u vërejt me kalimin e kohës pas përhapjes së variantit B.1.1.7./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!