Studimi: Vaksinat Pfizer dhe Moderna ofrojnë mbrojtje afatgjatë

schedule16:24 - 28 Qershor, 2021

schedule 16:24 - 28 Qershor, 2021

Vaksinat me ARN, të tilla si Pfizer /Biontech dhe Moderna ofrojnë mbrojtje më afatgjatë ndaj Covid-19. Ky është përfundimi i një studimi të botuar të hënën në revistën Nature. Dëshmitë sugjerojnë që individët të cilët tashmë janë vaksinuar me njërën  nga vaksinat mund të mos kenë nevojë të marrin një dozë përforcuese për disa vjet.

Kjo është një përmbledhje e provave që shkencëtarët kanë zbuluar se vaksinat e ARN-së sjellin një përgjigje të fortë imune që nga ana tjetër ofron mbrojtje kundër Covid-19 për vite me radhë.

Studimi përforcon të dhënat e hershme shkencore, të cilat dolën në dritë në maj dhe tregoi se tek njerëzit që janë rikuperuar nga një infeksion koronavirus dhe gjithashtu kanë marrë një dozë të vaksinës me ARN, trupat e tyre prodhojnë një përgjigje imune edhe më të fortë.

Të dhënat e reja tregojnë se vaksinat e ARN-së prodhojnë nivele të larta të antitrupave neutralizues që janë efektivë kundër të tre varianteve të koronavirusit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!