Studimi: Vaksina Moderna prodhon dy herë më shumë antitrupa sesa Pfizer

schedule11:26 - 31 Gusht, 2021

schedule 11:26 - 31 Gusht, 2021

Sipas një studimi, i cili krahasoi përgjigjet imune të dy vaksinave u vu re se Moderna prodhon dy herë më shumë antitrupa se Pfizer, shkruan Bloomberg

Studimi përfshiu 2,500 punonjës në grup spitalesh në Belgjikë. Nivelet e antitrupave tek personat që nuk ishin infektuar me koronavirus para se të merrnin dy doza të vaksinës Moderna ishin mesatarisht 2,881 njësi për mililitër, krahasuar me 1,108 te personat e vaksinuar me Pfizer.

Gjithashtu vaksina Moderna u shoqërua me një ulje të dyfishtë të niveleve të rrezikut kundër simptomave të rënda të Covid në krahasim me vaksinën Pfizer, në një provë klinike që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara nga janari deri në korrik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!