Studimi: Vaksina Moderna efektive kundër variantit Delta

schedule08:38 - 30 Qershor, 2021

schedule 08:38 - 30 Qershor, 2021

Sipas një  studimi, vaksina Moderna është efektive kundër variantit Delta. Studiuesit  testuan mostrat e gjakut të tetë personave nëse do të zhvillonin antitrupa ndaj proteinës spike nga variante të ndryshme të koronavirusit, përfshirë Delta, e cila u identifikua për herë të parë në Indi.

Vaksina “prodhoi antitrupa neutralizues ndaj të gjitha varianteve të testuara”, tha kompania farmaceutike.

Sipas Bloomberg, proteinat mbrojtëse quhen antitrupa neutralizues sepse ato janë në gjendje të parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza. Krahasuar me sasinë e antitrupave të prodhuar kundër versionit origjinal të virusit, nivelet e neutralizimit kundër Delta u ulën me 2.1 herë.

Nivelet e antitrupave u ulën me 4.2 herë në krahasim me llojin eta të zbuluar së pari në Nigeri, dhe me tetë herë kundër një varianti të ri, i identifikuar për herë të parë në Angola i quajtur A.VOI.V2.

Sipas studimit laboratorik, nivelet e antitrupave neutralizues, megjithëse të reduktuara, konsiderohen  të larta për të parandaluar sëmundjen, pasi vaksina mARN shkakton një përgjigje të fortë imune kundër llojit origjinal.

“Këto të dhëna të reja na inkurajojnë dhe na bindin edhe më shumë se vaksina Moderna mbron ndaj varianteve, “tha CEO i Moderna.

Kujtojmë që Moderna ka kryer kërkime që tregojnë se vaksina e saj prodhon antitrupa neutralizues kundër varianteve alfa, beta dhe gama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!