Studimi: Vaksina J&J, efektive kundër varianteve të koronavirusit

schedule08:34 - 10 Qershor, 2021

schedule 08:34 - 10 Qershor, 2021

Vaksina Johnson & Johnson është efektive kundër disa prej varianteve të koronavirusit, sipas disa studiuesve. Por njësoj si me vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna, J&J nuk tregoi rezultate efektive kundër variantit afrikan dhe brazilian.

Vaksina ishte efektive kundër variantit britanik dhe një varianti të identifikuar në Kaliforni. Dr. Dan Barouch i Qendrës Mjekësore Bac Israel Deaconess në Boston dhe kolegët e tij testuan gjakun e njerëzve që kishin marrë pjesë në provat e hershme klinike të vaksinës J&J.

Ata vunë re se antitrupat neutralizues – një klasë e proteinave të sistemit imunitar që lufton drejtpërdrejt dhe neutralizon trupat e huaj ishin pak më pak efektive kundër varianteve B.1.351 dhe P.1.

Studimet e vaksinave të Moderna dhe Pfizer kanë treguar  se ato janë efektive ndaj varianteve të Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!