Studimi: Vajzat nuk postojnë “selfie” pa e modifikuar

schedule16:40 - 30 Gusht, 2020

schedule 16:40 - 30 Gusht, 2020

Një e treta e vajzave të reja në moshën 11 deri 21 vjeç nuk postojnë një ‘selfie’ në rrjetet e tyre sociale pa modifikuar pamjen e tyre. Këtë thotë një studim i kryer së fundmi.

Sipas “The Independent”,  sondazhi zbuloi se 33% e të anketuarve fshinin ‘selfiet’ e tyre pasi t’i postonin, nëse nuk do të merrnin sa duhet reagime pozitive.

Gjithashtu se rreth 40% e të anketuarve dëshironin që të dukeshin edhe në realitet si në fotot e tyre në internet.

Rezultatet e studimit nxorën në përfundim se koha e madhe në internet, e shoqëruar me ekspozimin ndaj imazheve joreale të individëve në rrjetet sociale, po përkeqëson gjendjen psikologjike të të rinjve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!