Drita e ditës luan një rol të rëndësishëm në shikimin e mirë të fëmijëve dhe kërkimet e reja nxjerrin në pah rëndësinë e lojës në natyrë.
Mbetet e paqartë pse drita shkon aq mirë, por disa shkencëtarë besojnë se nivelet e larta të ‘dopaminës’ në beben e syve shoqërohen me një rrezik më të ulët të miopisë.
Normat e miopisë janë rritur me 65% që nga viti 1970 në Amerikë. Megjithëse sëmundja është e trashëguar, shkencëtarët tani besojnë se faktorët e mjedisit mund të shpjegojnë normat e rritura të pacientëve.
Studimi nga Tajvani vëzhgoi 333 nxënës që kaluan pushimet e shkollës duke luajtur në oborr dhe i krahasoi ata me fëmijët e një shkolle tjetër, ku fëmijët mbetën brenda. Nxënësit iu nënshtruan ekzaminimeve pas një viti.
Rezultatet e testit treguan se fëmijët që luanin jashtë kishin norma më të ulëta miopie sesa fëmijët që qëndronin në shkollë.
Shkencëtarët kanë sugjeruar që shkollat shtojnë pushime të shpeshta dhe aktivitete në oborrin e rutinës ditore të fëmijëve për të mbrojtur shikimin e tyre./abcnews.al