Teksa Omicron po përhapet në të gjithë Europën dhe Amerikën është vetëm çështje kohe para se varianti të përhapet në pjesën tjetër të botës. Varianti i ri, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut, është identifikuar tashmë në 106 vende.
Megjithatë, sipas 3 studimeve ekziston shpresa që imuniteti nga infeksioni dhe vaksinat ta bëjë Omicron më pak serioz se variantet e tjera. Në një studim, të botuar më 22 dhjetor, studiuesit nga Imperial College London hulumtuan të dhënat e hershme mbi Omicron në Angli. Ata zbuluan se personat e infektuar me variantin kanë rreth 15-20% më pak gjasa për tu shtuar në spital dhe 40% më pak të ngjarë të shtrohen në spital për një natë në krahasim me personat që ishin të infektuar me Delta, shkruan abcnews.al
Fakti që rastet e Omicron janë, mesatarisht, më pak të rënda, është pjesërisht për shkak se kanë më shumë gjasa që rastet e Delta-s të jenë riinfeksione (për shkak të aftësisë së Omicron për të shmangur një pjesë të mbrojtjes). Midis njerëzve që nuk kanë fituar imunitet as nga infeksioni dhe as nga vaksinimi, rreziku i shtrimit në spital për shkak të Omicron është vetëm 11% më i ulët në krahasim me Delta, sipas studiuesve.
Infeksioni i mëparshëm, megjithatë, redukton rrezikun e shtrimit në spital me 55-70%. Sipas disa vlerësimeve, rreth gjysma e njerëzve në Angli kanë kaluar Covid. Sipas një studimi të dytë, nga Skocia, studiuesit zbuluan se personat e infektuar me Omicron kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital.
Por ky studim mori në shqyrtim, vetëm personat nën 60 vjeç, sepse në Skoci varianti ende nuk është përhapur gjerësisht tek të moshuarit. Rezultatet janë gjithsesi inkurajuese. Rreziku i shtrimit në spital për shkak të Omicron është sa një e treta në krahasim me Delta. Studimi i tretë, i botuar një ditë më parë, është nga Afrika e Jugut, ku vala e infeksioneve Omicron tashmë ka shënuar rritje. Sipas studiuesve, të infektuarit me Omicron kishin 80% më pak gjasa të shtroheshin në spital në krahasim me Delta, raporton abcnews.al
Të tre studimet shqyrtuan të njëjtën pyetje duke përdorur të dhëna, metoda dhe grupe të ndryshme njerëzish. Ato ndryshojnë në madhësinë e gjetjeve të tyre, por të gjithë pohojnë të njëjtën gjë: se Omicron është më pak i ashpër se Delta.
Sidoqoftë, është shumë më infektiv. Gjatë ditëve në vijim , studiuesit do të shqyrtojmë të dhëna të tjera në lidhje me Omicron dhe Delta, në mënyrë që qeveritë të jenë të përgatitura për të ardhmen e afërt.
/abcnews.al