Studimi: Si ndikon ndëshkimi trupor në zhvillimin e trurit të fëmijës

schedule13:36 - 15 Prill, 2021

schedule 13:36 - 15 Prill, 2021

Goditja mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijës. Ekspertët amerikan studiuan efektet e asaj që quhet si ndëshkimi trupor tek 147 fëmijë, ku zbuluan se mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të tyre në mënyra të ngjashme me format më të rënda të dhunës dhe keqtrajtimit.

“Fëmijët, familjet e të cilëve përdorin ndëshkim fizik kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë ankth, depresion, probleme sjelljeje dhe probleme të tjera të shëndetit mendor, por shumë njerëz nuk e mendojnë goditjen si një formë të dhunës,” tha autorja e studimit Katie A. McLaughlin.

“Ne kemi shpresë që ky zbulim mund të inkurajojë familjet të mos e përdorin këtë strategji dhe që mund t’u hapë sytë njerëzve për pasojat e mundshme negative të ndëshkimit trupor në mënyra që nuk i kanë menduar më parë.“, shtoi më tej studiuesja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!