Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

schedule13:51 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:51 - 28 Shtator, 2020

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western Australia Tourism tregon se ata ndikojnë në uljen e stresit dhe të ankthit, sipas CNN.

Studimi shqyrtoi se si shikimi i imazheve dhe videove të kafshëve për 30 minuta ndikon në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ankthin.  Studimi përfshiu 19 pjesëmarrës, 15 studentë universiteti dhe 4 anëtarë të stafit, të cilëve iu kërkua të shikonin një video 30 minutëshe të kafshëve, shkruan abcnews.al

Studimi u krye në dhjetor në kohën kur studentët përballen me një nivel më të lartë stresi për shkak të provimeve. Nga të dhënat rezultoi se shikimi i këtyre videove çoi në një ulje të presionit të gjakut – nga 136/88 mesatarisht në 115/71. Shkalla e ankthit u ul gjithashtu me 35 përqind.

Studimi zbuloi se videot janë më efektive sesa imazhet. Testet e mëtejshme do të kryhen në të ardhmen, pasi të mbarojë pandemia Covid-19 , kur më shumë pjesëmarrës mund të mblidhen së bashku në grupe të mëdha. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!