STUDIMI/ Shkencëtarët e konfirmojnë: Anti-trupi që minimizon rrezikun e shtrimit në spital prej Covid-19

schedule17:24 - 29 Tetor, 2021

schedule 17:24 - 29 Tetor, 2021

Pandemia e koronavirusit duket se do të na shoqërojë edhe për një periudhë disa mujore duke marrë miliona jetë njerëzish, ndërsa ekonomitë familjare dhe ajo botërore kanë pësuar dëme të konsiderueshme, tejakalimi i të cilave do të kërkojë kohë.

Ndërkohë që valët e virusit godasin botën dhe rajonet me një kohëzgjatje disa mujore, studiuesit janë në garë me kohën për të shpikur kura, të cilat mbrojnë pacientët nga pasojat fatale, raporton abcnews.al.

Një grup mjekësh kanë kryer një studim mbi efektet e medikamentit Sotrovimab duke zbuluar se të trajtuarit me të kanë shumë më pak shanse për të përfunduar në spital krahasuar me medikamentet e tjera. Sotrovimab është një anti-trup që vepron kundër koronavirusit si edhe viruseve të tjera të ngjashme.

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”, grupi i mjekëve mori në mbikëqyrje 583 pacientë, ku 291 u mjekuan me Sotrovimab, kurse 292 me placebo. Pas disa ditësh kurim, u verejt se vetëm 3 pacientë nga grupi prej 291 të tillëve nga ata që u trajtuan me Sotrovimab kishin nevojë për të shkuar në spital në krahasim me 21 pacientët që u dërguan në spital nga ata që u trajtuan ne placebo.

Studiuesit thanë se kjo e dhënë konfirmon se ky anti-trup ul me 85% rrezikun për shtrim në spital apo për të ndërruar jetë nga koronavirusi. Personat e marrë në studim kishin simptoma për më pak se pesë ditë, ndërsa kishin sëmundje të tjera shoqëruese, gjë që zakonisht rëndon situatën e tyre në rastet kur preken nga koronavirusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!