Studimi: Shëtitjet dhe udhëtimet ju bëjnë më të lumtur sesa martesa

schedule13:20 - 20 Janar, 2020

schedule 13:20 - 20 Janar, 2020

Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni vetëm me një çantë shpinë apo bëni një rezervim në një hotel luksoz – të gjitha përvojat e udhëtimit ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj dhe jua rrisin nivelin e endorfineve.

Për shumë njerëz, gëzimi që  sjell udhëtimi mund të jetë më i madh sesa ngjarjet tjera të rëndësishme në jetë, siç është martesa apo lindja e fëmijës.

Dhe, sipas një studimi të kryer së fundmi, është konfirmuar se njerëzit e vlerësojnë shëtitjen dhe udhëtimet aq shumë saqë janë në krye të listës me gjërat që iu sjellin më së shumti lumturi në jetë.

1.Udhëtimet ju bëjnë të lumtur menjëherë

 

Kompania ‘Booking.com’ i ka intervistuar 17,000 njerëz nga 17 shtete të ndryshme.

Pjesëmarrësit kanë konfirmuar se shumë pak gjëra mund t’i zëvendësojnë udhëtimet kur bëhet fjalë për lumturinë.

P.sh. 77% e njerëzve kanë thënë se duan të shkojnë në pushime kur nuk janë në humor.

2.Udhëtimet sjellin më shumë lumturi sesa ngjarjet e tjera të rëndësishme në jetë

 

Pjesa më intriguese e këtij studimi është se njerëzit kanë pohuar që i vlerësojnë udhëtimet më shumë sesa partnerin e tyre dhe më shumë sesa ngjarjet tjera të lumtura në jetë.

49% e pjesëmarrësve kanë thënë se kanë ndjerë lumturi më të madhe kur  kanë planifikuar dhe kanë shkuar në një udhëtim sesa gjatë ditës së tyre të dasmës.

Pothuajse gjysma e njerëzve të intervistuar kanë deklaruar se një takim romantik me partnerin/partneren nuk ua rritë humorin po aq shumë sa shëtitjet.

Po ashtu, 45% kanë deklaruar se fejesa nuk i ka kënaqur emocionalisht po aq shumë sa udhëtimet.

3.As blerja e gjërave nuk ju sjell më shumë gëzim sesa udhëtimet

 

Gjithashtu ka rezultuar se njerëzit i vlerësojnë eksperiencat e mira si më të rëndësishme sesa zotërimi i shumë gjërave materialiste.

70% e pjesëmarrësve kanë deklaruar se të shkosh me pushime u sjell kënaqësi që zgjat shumë më shumë sesa lumturia që e kanë kur blejnë gjëra.

4.Vetëm planfikimi i një udhëtimi na përmirëson mirëqenien mendore

 

72% e të anketuarve kanë treguar se mjafton vetëm të filloni ta planifikoni një udhëtim  për t’u ndjerë më të lumtur.

P.sh. 80% e njerëzve ndihen të emocionuar vetëm kur e shikojnë hartën dhe zgjedhin vendet që do të dëshironin të vizitonin./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!