Studimi: Rreth 1 miliardë të rinj rrezikojnë të humbasin dëgjimin

schedule16:24 - 20 Shkurt, 2023

schedule 16:24 - 20 Shkurt, 2023

Më shumë se një miliard adoleshentë dhe të rinj janë potencialisht në rrezik për të humbur një pjesë të dëgjimit për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve dhe dëgjimit të muzikës me zë të lartë ose për shkak të koncerteve me muzikë të lartë, paralajmëron një studim i ri shkencor.

Hulumtimi u bën thirrje qeverive të botës që ta marrin më seriozisht këtë çështje dhe t’i japin përparësi urgjentisht politikave të reja të “dëgjimit të sigurt”.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lorin Dillard i Departamentit të ORL të Universitetit Mjekësor të N.Carolina, i cili bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore britanike “BMJ Global Health”, analizuan dhe vlerësuan të gjitha kërkimet përkatëse të disponueshme. Studimi kishte të bënte me 19.046 persona të moshës 12-34 vjeç. Popullsia globale e moshave 12-34 vjeç u vlerësua në rreth 2.8 miliardë.

Studimi i ri (rishikim sistematik dhe meta-analizë) arriti në përfundimin se praktikat e pasigurta të dëgjimit, qoftë për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve ose pjesëmarrjes së shpeshtë në ngjarje me muzikë shumë të lartë, rreth 48% e të rinjve rrezikojnë të humbasin dëgjimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të paktën 430 milionë njerëz në botë tashmë kanë humbje të dëgjimit. Adoleshentët dhe të rinjtë janë veçanërisht të prekshëm, siç tregon studimi i ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!