Studimi: Qelizat që shkaktojnë skizofreninë mund të shfaqen në fillim të shtatzënisë

schedule22:10 - 7 Korrik, 2023

schedule 22:10 - 7 Korrik, 2023

Shkencëtarët kanë zbuluar se qelizat që shkaktojnë skizofreninë mund të shihen tek foshnjat në mitër gjatë shtatzënisë së hershme.

Sipas lajmit të “Science Alert”, një grup studiuesish nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në SHBA, të udhëhequr nga klinicisti Eduardo Maury, mblodhën mostra gjaku nga 25 mijë njerëz me dhe pa skizofreni dhe skanuan të dhënat gjenetike.

Gjetjet treguan se qelizat e skizofrenisë nuk janë gjithmonë të trashëguara dhe mund të mundësojnë diagnostikimin e hershëm duke përforcuar idenë se sëmundja mund të zhvillohet gjatë shtatzënisë së hershme ose si rezultat i komplikimeve të shtatzënisë.

Në vitin 2017, hulumtimi që analizoi qelizat në laborator gjeti prova se ndarja dhe diferencimi i shpejtë i qelizave të çrregullta të trurit mund të çojë në skizofreni. Në vitin 2021 u identifikuan gjenet aktive në placentë në shtatzënitë e komplikuara dhe të lidhura me skizofreninë.

Në fazën përfundimtare të studimit, u vëzhguan dy gjene të quajtur “NRXN1” dhe “ABCB11” që mendohet se lidhen me skizofreninë kur humbasin në mitër. Nga dy gjenet në fjalë, NRXN1 u zbulua se ishte fshirë pjesërisht ose mungonte në pesë raste të skizofrenisë.

Thuhet se “ABCB11” kodon një proteinë të mëlçisë, por është më pak e lidhur me skizofreninë në krahasim me gjenin tjetër.

Gjithashtu u tha se ndryshimet në këto dy gjene mund të kontribuojnë në një pjesë të vogël, por të rëndësishme të arkitekturës gjenetike të skizofrenisë, ndërsa duhen më shumë studime për të arritur një përfundim të sigurt.

Hulumtimi tregon se katër në çdo pesë raste të skizofrenisë mund të gjurmohen në gjenet e trashëguara nga prindërit. Në rreth 20% të rasteve, nuk ka asnjë lidhje të dukshme me trashëgiminë.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Cell Genomics”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!