Studimi! Puna duhet nisur pas orës 10 të mëngjesit

schedule19:53 - 28 Qershor, 2022

schedule 19:53 - 28 Qershor, 2022

Dr.Paul Kelley, një profesor i njohur i Universitetit të Oksfordit ka nxjerrë një studim lidhur me nisjen e shkollës apo punës përpara orës 10 të mëngjesit.

Ai e ka krahasuar me një torturë të vërtetë. Por natyrisht profesori i njohur ka kryer edhe testime për të mbërritur në një deklaratë të tillë. Sipas tij nisja e punës apo shkollës përpara orës 10, ul përqendrimin, rrit lodhjen dhe ndikon negativisht në rezultate, qoftë në punë e qoftë në shkollë.

“Duhet të ndryshojmë oraret pasi jo vetëm do jemi më të çlodhur por edhe do të arrijmë rezultate më të mira”, tha profesori i Oksfordit. “Mëlçia dhe zemra kanë një ritëm të caktuar që ndikohet nga zgjimi i hershëm. Zgjimi i hershëm dëmton shumë sistemin tonë por ne nuk e kuptojmë një gjë të tillë. Ai na ndikon fizikisht dhe emocionalisht, është një torturë”, tha ai.

Gjatë kohës që Kelley ishte drejtori në Monkseaton Middle School pak vite më parë kreu një eksperiment. Ai ndryshoi nisjen e orarit mësimor nga ora 8e 30 në 10. Sipas profesorit, nxënësit e tij patën përmirësime notash në masën 19 për qind.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!