Një studim i kryer së fundmi ka treguar se burrat ndihen të stresuar kur gratë kontribuojnë më shumë të ardhura në familje. Kjo lidhet me idenë se mashkulli duhet të jetë kontribuesit kryesor, por nuk është e vetmja arsye.
Sa më shumë varësi ekonomike, aq më shumë stres
Studimi i kryer në Britani tregoi se stresi arrin nivele të larta tek burrat kur e dashura ose gruaja e tyre kontribuojnë më shumë se 40 përqind të të ardhurave në shtëpi. Marrëdhënia është proporcionale: nëse burri është më i varur ekonomikisht nga gruaja, niveli i stresit psikologjik është më i lartë.
Ideja e figurës mashkullore dhe çekuilibrit të pushtetit
Një nga arsyet ka të bëjë me kulturën patriarkale në shoqëri. Një prej studiuesve thotë se kultura të ndryshme kanë patur prirje që burrat të jenë kontribuesi kryesor i të ardhurave në familje. “Dhe kur përballen me një ndryshim të tillë burrat ka të ngjarë që të përjetojnë nivele lë larta stresi.”, thotë Joanna Syrda.
Çdo rregull ka një përjashtim
Ka një përjashtim nga kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis stresit tek burrat dhe kontributit të tyre në ekonominë e brendshme: kjo ndodh nëse gruaja kishte të ardhura më të larta para se të martoheshin ose të jetonin së bashku. Kështu hendeku ekzistues dhe potencial i të ardhurave në të ardhmen është krijuar paraprakisht, dhe kjo mund ta lehtësojë situatën.
Raporti i të ardhurave është çelësi
Studimi tregoi se për burrat, të qenit i vetmi kontribues financiar në familje gjeneron stres, megjithëse jo aq sa të jesh në pozitën e personit që gjeneron më pak. Arsyeja lidhet me faktin se përgjegjësia dhe presioni që kanë shkakton ankth. Një tjetër përfundim i rëndësisëm ishte se burrat janë më të lumtur kur të dy partnerët kontribuojnë financiarisht në shtëpi, por kur janë kontribuesit kryesorë. Proporcioni ideal është që burri të kontribuojë 60% në krahasim me 40% nga gratë.
Progres i ngadaltë në eleminimin e hendekut gjinor ndaj pagës
Sipas një raporti global, rezultoi se pabarazia gjinore për pagat vazhdon të mbetet një shqetësim. Edhe pse 89 nga 144 vendet e anketuara, kanë shënuar përmirësime, përsëri paraqet një sërë problematikash. Ndërkohë, vendet që kanë bërë një përparim të madh drejt barazisë janë Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda. /abcnews.al/