Ndërsa dërgimi i njerëzve në Mars i afrohet gjithnjë e më tepër realitetit, shkencëtarët po studiojnë efektet që udhëtimi i zgjatur në hapësirë ka tek austronautët. Në fokus të studimit është mirëqenia e astronautëve, duke përfshirë këtu shëndetin mendor.
Për të realizuar kërkimin janë duke u vëzhguar shkencëtarët të vendosur në stacione kërkimore të largëta në Antarktidë. Shkencëtarët e izoluar në këtë zonë kanë raportuar simptoma të ankthit dhe depresionit në faza të ndryshme të qëndrimit të tyre në Polin e Jugut.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen tek studiuesit është rënia e vazhdueshme e emocioneve pozitive si kënaqësia, entuziazmi dhe ngazëllimi, që nga fillimi i misionit dhe deri në përfundim të tij. Nivelet e këtyre emocioneve nuk nisën të ngriheshin as kur misionit po i afrohej fundi, një fenomen i quajtur “efekt i tremujorit të tretë”.
Të njëjtat simptoma vuajnë edhe austronautët që ndër të tjera ndikohen edhe nga kushtet e krijuara jashtë planetit Tokë dhe mekanizmave mbrojtës si rrezatimi, mungesa e gravitetit, etj. sb/abcnews.al/