Studimi: Përdorimi i marijuanës 1 herë në javë shkakton humbje të nivelit të inteligjencës

schedule15:14 - 29 Janar, 2021

schedule 15:14 - 29 Janar, 2021

Sipas një studimi të ri, adoleshentët që konsumojnë marijuanë të paktën një herë në javë për gjashtë muaj kishin rënie në koeficientin e IQ së tyre ndërsa plaken dhe sigurisht e kanë më të vështirë zgjidhjen e problemeve.

Kolegji Mbretëror i Kirurgëve në Irlandë (RCSI) studioi 808 adoleshentë që konsumuan marijuanë çdo javë për të paktën gjashtë muaj dhe 5,308 që nuk konsumuan.

 

Ata zbuluan se konsumatorët e rregullt të marijuanës kishin një humbje të nivelit të inteligjencës me kalimin e kohës në krahasim me ata që nuk konsumuan marijuanë gjatë adoleshencës.

Analiza e mëtejshme tregoi se koeficienti i inteligjencës verbale, i lidhur me të kuptuarit e koncepteve, arsyetimit abstrakt dhe kujtesës, pëson rënie.

Marijuana është substanca e paligjshme më e përdorur në të gjithë botën, dhe të rinjtë janë konsumatorët më të zakonshëm.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar 29.6 përqind e njerëzve të moshës 16-59 vjeç thanë se kishin konsumuar marijuanë  të paktën një herë gjatë jetës së tyre – nga 23.6 përqind në 2002.

Personat që konsumojnë marijuanë gjithashtu janë më të rrezikuar nga  sëmundje të rënda mendore si skizofrenia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!