Studimi: Pas 20 minutash në ajër, Covid humb 90% të infektueshmërisë

schedule11:24 - 12 Janar, 2022

schedule 11:24 - 12 Janar, 2022

Pandemina e Covid prej më shumë se dy vitesh vijon që të mbajë në ankth qeveritë botërore. Së fundmi sipas të dhënave të grupuara nga ekspertët britanikë, rezulto se koronavirusi mund të humbasë deri në 90% aftësinë ngjitëse në ajër pas 20 minutash.

Studiuesit britanike kanë bërë hulumtime rreth aftësisë së virusit që nxirret nga të infektuarit në ajër se sa  transmetues është ai krahasuar edhe me kushtet mjedisore veçanërisht me lagështirën.

Për tu mbrojtur nga marrja e virusit në ajër ato sugjerojnë se është e rëndësishme mbajtja e një maske dhe distanca sociale.

“Rreziku më i madh i ekspozimit ndaj virusit është kur dikush është afër dikujt. Kur dikush largohet, jo vetëm që aerosoli hollohet, por ka edhe një virus më pak ngjitës, pasi humbet infektivitetin e tij brenda pak minutash”, ka thënë studiuesi Jonathan Raine i Universitetit të Bristolit.

Ndërkohë studimet e mëparshme kanë treguar se koronavirusi mund të zbulohet në pikat e ajrit edhe pas tre orësh. Por një studim i ri britanik, i cili ende nuk është publikuar arriti në përfundimin se shumë shpejt pasi grimcat që përmbajnë virus janë dëbuar nga mushkëritë me anë të frymëmarrjes, ato fillojnë të humbasin lagështinë dhe nga ana tjetër, rrisin pH e tyre, duke rezultuar në virus, por nuk janë shumë infektues për qelizat njerëzore.

Ndër të tjera theksohet se një ndikues kryesor për përhapjen e Covid në ajër është lagështia, pasi e mban më gjatë efektivitetin e tij.

Në kohën kur lagështia kishte rënë nën 50% në eksperimente, virusi kishte humbur rreth gjysmën e infektivitetit të tij në vetëm pesë sekonda, me një humbje më të ngadaltë prej 19% shtesë gjatë pesë minutave të ardhshme.

Por nëse lagështia ishte në 90% (e ngjashme me atë në një banjë, për shembull), ulja e infektivitetit u zbulua të ishte më e ngadalshme, me të paktën gjysmën e grimcave (52%) që mbeten ngjitëse pas pesë minutash dhe bien në 10 % pas 20 minutash.

Pra, pas 20 minutash virusi u vlerësua të humbiste rreth 90% të infektivitetit të tij.

Gjithashtu përveç lagështisë që luan një rol kyç, temperatura e ajrit nuk duket se ka ndikuar ndjeshëm në infektueshmërinë e virusit, në kundërshtim me besimin popullor se transmetimi i tij është më i ulët në temperatura të larta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!