Studimi: Njerëzit e moshuar me kontakte të shpeshta sociale jetojnë më gjatë

schedule15:46 - 7 Mars, 2023

schedule 15:46 - 7 Mars, 2023

Ndërveprimi i shpeshtë shoqëror me njerëzit e tjerë mund t’u japë shumë të moshuarve më shumë vite jetë, sipas një studimi të ri shkencor kinez.

Personat që kanë kontakte sociale pothuajse çdo ditë përfitojnë më shumë për sa i përket jetëgjatësisë.

Duke qenë se rreth një miliard njerëz në botë janë mbi 60 vjeç dhe numri i tyre pritet të dyfishohet deri në vitin 2060, gjithnjë e më shumë vëmendje po i kushtohet të ashtuquajturës mosha e tretë. Ka një rritje graduale të kërkimit shkencor rreth plakjes, në çdo aspekt fizik, mendor dhe social.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Shen He i Spitalit të Kinës Perëndimore të Universitetit Sichuan, i cili botoi në Journal of Epidemiology & Community Health, analizuan të dhënat për 28,563 njerëz të moshuar (mosha mesatare 89 vjeç). Çdo herë që ata merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme shoqërore regjistrohej dhe lidhej me jetëgjatësinë e tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Sipas rezultateve 25,406 nuk kishin aktivitet social, 1,370 ndonjëherë, 693 të paktën një herë në muaj, 553 të paktën një herë në javë dhe 532 pothuajse çdo ditë.

Gjatë studimit, 21,161 (74%) vdiqën. Sa më të shpeshta të ketë kontakte sociale një person, aq më i madh është probabiliteti për të jetuar më gjatë.

Cilët të moshuar janë më social?

Më të shoqërueshëm janë burrat shumë të moshuar, të martuar, me arsim të lartë, që jetonin në një qytet me të afërm dhe me shëndet të mirë. Studiuesit thanë se nuk është plotësisht e qartë pse aktiviteti social në pleqëri mund të zgjasë mbijetesën, veçanërisht nëse kombinohet me stërvitje dhe një dietë të shëndetshme. Ndoshta luan një rol kyç që kontaktet sociale janë një antidot ndaj stresit kronik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!