Studimi: Një në dy persona vuajnë nga “Covid i zgjatur”

schedule08:25 - 15 Tetor, 2021

schedule 08:25 - 15 Tetor, 2021

Një në dy pacientë vuajnë nga “Covid i zgjatur” edhe gjashtë muaj pas rikuperimit, sipas një  studimi të botuar në  JAMA Network Open . Sistemet dhe organizatat shëndetësore duhet të përgatisin  pacientët për efektet psikologjike dhe fizike që mund të prekin një numër të konsiderueshëm, theksojnë shkencëtarët.

Sipas të dhënave nga dhjetori i 2019,  afërsisht 240 milionë persona në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus. Simptomat më të zakonshme që kanë raportuar janë lodhje, gulçim , dhimbje gjoksi ose kyçesh dhe humbje të shijes ose nuhatjes.

Hulumtuesit analizuan 57 raporte nga e gjithë bota të 250,351 të rriturve dhe fëmijëve të pavaksinuar me COVID-19 nga dhjetori 2019 deri në mars 2021, me një moshë mesatare 54 vjeç dhe një shumicë meshkuj (56%), prej të cilë 79% ishin shtruar në spital dhe e njëjta përqindje vinte nga vendet e pasura. Monitorimi përfshiu  tre faza të rimëkëmbjes: një muaj (afatshkurtër), dy deri në pesë muaj (afatmesëm) dhe gjashtë muaj ose më shumë (afatgjatë).

Sipas të dhënave, një në dy persona kishte simptoma pas shërimit që ndikuan në mirëqenien e tyre të përgjithshme, lëvizshmërinë, me normat që mbeten kryesisht të qëndrueshme për një deri në gjashtë muaj ose më shumë. Arsyeja mbetet ende e paqartë, me hipoteza shkencore që përfshijnë mënyrën sesi sistemi imunitar që reagon mbi virusin, ri- infeksionin dhe prodhimin e antitrupave.

Për më tepër, SARS-CoV-2 mund të prekë sistemin nervor, duke shkaktuar një sërë komplikimesh të tilla si humbje të shijes edhe nuhatjes, humbje të kujtesës dhe humbje të përqendrimit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!