Studimi: Një e treta e zjarreve në pyjet e Amerikës së Veriut shkaktohen nga lëndët djegëse fosile

schedule10:44 - 16 Maj, 2023

schedule 10:44 - 16 Maj, 2023

Prodhuesit më të mëdhenj të karburanteve fosile në botë janë përgjegjës për më shumë se një të tretën e tokës së djegur nga zjarret  në 40 vitet e fundit në Amerikën e Veriut, sipas një studimi të botuar të enjten në revistën Environmental Research Letters.

Zjarret që prekin SHBA- në perëndimore dhe Kanadanë jugperëndimore janë përkeqësuar për disa dekada, tha për AFP studiuesja kryesore Christina Dahl e Unionit të Shkencëtarëve.

Këto përhapen me intensitet më të madh, shkatërrojnë zona më të gjera dhe zgjasin për disa periudha. Deri më sot, bota po përballon koston e rindërtimit dhe mbrojtjes kundër normales së re që është e rrezikuar nga zjarri dhe kështu që ne donim të kuptonim më mirë rolin që po luajnë emetimet e mëdha të karburanteve fosile” në këtë zhvillim.

“Ne donim të hidhnim dritë mbi rolin e tyre në mënyrë që kuptonim përgjegjësin e tyre për koston e zjarreve dhe efektet e tyre.”

Studiuesit kombinuan të dhënat e vëzhguara dhe modelet klimatike  për të përcaktuar se deri në çfarë mase emetimet e dioksidit të karbonit dhe metanit të 88 prodhuesve më të mëdhenj të karburanteve fosile, duke përfshirë ExxonMobil, BP, Chevron dhe Shell, kanë kontribuar në diçka të tillë.

Ata arritën në përfundimin se këto emetime janë përgjegjëse për një rritje mesatare të temperaturave globale që nga fillimi i shekullit të 20-të prej 0,5 gradë Celsius.

Kjo rritje e temperaturave përkeqësoi deficitin e presionit të avullit të ujit në atmosferën perëndimore të SHBA me 11%.

Një deficit i lartë i presionit të avullit të ujit do të thotë që ajri atmosferik thith më shumë pika uji të emetuara nga bimët dhe toka gjatë fotosintezës, gjë që i thahen ato dhe e bën bimësinë më të ndjeshme ndaj zjarreve.

Hulumtimet e fundit tregojnë se sa më shumë rritet deficiti i avullit të ujit, aq më shumë zgjerohen zonat e prekura nga zjarret.

Sipas studimit të Unionit të Shkencëtarëve, shkatërrimi i 80 milionë hektarëve nga zjarret në pjesën perëndimore të SHBA-së dhe Kanadanë jugperëndimore, një zonë e barabartë me zonën e Republikës Çeke është për shkak të prodhuesit më të mëdhenj të lëndëve djegëse fosile dhe çimentos.

Kjo përfaqëson 37% të zonave të shkatërruara plotësisht nga zjarret në Amerikën e Veriut perëndimore midis viteve 1986 dhe 2021. 1986 u zgjodh si pikë referimi sepse që nga ai vit të dhënat për zonën e djegur nga zjarret u bënë të besueshme.

Ndër faktorët e tjerë përgjegjës për përhapjen dhe përkeqësimin e zjarreve, studimi vë në dukje braktisjen e praktikës së vjetër të menaxhimit të pyjeve me zjarre të qëllimshme, por të kufizuara, gjë që ka çuar në një bimësi më të dendur.

Urbanizimi është gjithashtu një faktor kyç në rritjen e rrezikut të zjarreve aksidentale.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!