Studimi/ Një e treta e atyre që shkojnë në spital me Covid-19, vdesin

schedule05:55 - 30 Prill, 2020

schedule 05:55 - 30 Prill, 2020

Një studim i gjerë mbi pandeminë thotë së fundmi se në Britani, një e treta e atyre që duhet të trajtohen në spital nga koronavirusi i ri, janë duke vdekur.

Autorët thonin se masa e vdekshmërisë është aktualisht e ngjashme me atë të Ebola. Studimi kishte gjurmuar rreth 17,000 pacientë, që janë rreth një e treta e atyre të shtruar në spitalet britanike, dhe zbuloi se 33% e tyre kishin vdekur, 49% ishin shëruar dhe 17% vazhdonin të merrnin trajtim për më shumë se dy javë.

“Disa njerëz vazhdojnë të besojnë se Covid-19 nuk është më i rëndë se një grip i keq, por ata gabohen rëndë”, tha Calum Semple, profesor i shëndetit të fëmijëve në University of Liverpool, autor i studimit.

“Megjithë kujdesin më të mirë që ne mund të japim, rastet fatale të njerëzve që shtrohen në spital me Covid-19 janë diku nga 35 deri në 40% që është e ngjashme me njerëzit e shtruar për Ebola” tha Semple.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!