Studimi në Gjermani, të rinjtë dhe gratë më të goditurit nga pandemia

schedule09:05 - 3 Gusht, 2020

schedule 09:05 - 3 Gusht, 2020

Të rinjtë janë goditur më shumë nga ndikimi ekonomik i koronavirusit, thuhet në një studim të Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Barnave (BAH). Më të prekurit janë sipas studimit të rinjtë e moshave 18 deri 29 vjeç. 50% e të anketuarve të këtyre grupmoshave thoshin se si rezultat i pandemisë kishin pësuar humbje të të ardhurave.

Probleme me të ardhurat kanë dhe të rinjtë rreth të 30-tave, 38% e të anketuarve të kësaj moshe thanë se kishin humbje financiare.

Nga ana tjetër studimi arriti në përfundimin se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarve në moshë më të vjetër kanë vuajtur ekonomikisht prej pasojave të pandemisë. Vetëm 15% e të anketuarve të moshës mbi 60 vjeç thanë se kishin ndjerë pasoja negative, ndërsa pjesa tjetër njoftoi se nuk kishte përjetuar asnjë ndryshim.

Volkswagen | Produktion im VW-Werk (picture-alliance/dpa/S. Pförtner)

Në përgjithësi pothuajse një e treta e të anketuarve të të gjitha moshave u shprehën se kishte pasur një efekt të dukshëm në të ardhurat e tyre ose të partnerit. Kurs epjesa tjetër tha se nuk kishin ndjerë ndonjë dallim apo pasojë negative.

Po ashtu sondazhi nxori në pah edhe se ndërsa ata që jetonJë vetëm apo në çifte kishin ndjerë më pak ndonjë rënie të të ardhurave, familjet me tre ose më shumë pjesëtarë i kishin më shumë efektet në kuletën e tyre.

Stres mendor

Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë kishin ndjerë një efekt më të madh negativ për shëndetin e tyre mendor si rezultat i pandemisë. Gjashtë nga 10 gra në të gjitha grupmoshat thanë se kishin ndjerë stres psikologjik. Ndërkohë që për një gjë të tillë u shprehën vetëm 38% e burrave që morën pjesë në sondazh.

Coronavirus - Leinfelden-Echterdingen (picture-alliance/dpa/S. Gollnow)

Nivelet e stresit nuk kishin ndonjë lidhje të dukshme me faktin nëse një individ i përkiste një grupi me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit, si të moshuarit ose ata me probleme të mëdha shëndetësore.DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!