Studimi: Në fund të oqeaneve sasia e plastikës është 30 herë më e madhe se në sipërfaqe

schedule13:07 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:07 - 6 Tetor, 2020

Të paktën 14 milion ton plastikë me një gjerësi më të vogël se 5 milimetra ndodhen në fund të oqeaneve: një sasi 30 herë më e madhe se ajo që noton në sipërfaqe. Konfirmimi vjen nga një studim që bazohet në analizën e oqeaneve deri në 3 kilometra thellësi i realizuar nga agjencia shkencore qeveritare australiane Csiro, raporton The Guardian

Mikroplastikat kanë një diametër prej 5 milimetrash ose më pak dhe janë rezultat i objekteve më të mëdha të plastikës, të cilët shpërbëhen në pjesë gjithnjë e më të vogla. Sipas studiuesve që kanë marrë pjesë në këtë analizë, kjo nënkupton se plastika ndodhet në të gjitha ujërat dhe një gjë e tillë duhet të bëjë që njerëzit të reflektojnë për mënyrën se si jetojnë. Por dhe për impaktin që kanë zakonet e përditshme.

Tashmë duhet bërë e pamundura që deti blu të mos kthehet në një kazan gjigant mbeturinash. Por studimi nuk arriti të përcaktojë se prej sa kohësh këto copëza plastike ndodhen në fund të oqeaneve dhe as prejardhjen, raporton abcnews.al

Sipas një studimi në shtator, në vitin 2016 u zbuluan midis 19 dhe 23 milion tonë plastikë në lumenj dhe oqean.  Julia Reisser, një biologe detare në Institutin Oceans të Universitetit të Australisë Perëndimore, ka hulumtuar ndotjen në oqeane nga plastika për 15 vite.

Metodat e ndryshme shkencore janë të nevojshme për të kuptuar ndikimin nga plastika në jetën e egër të oqeanit. Plastika mund të vështirësojë jetën e egër, ndërsa mikroplastikat mund të konsumohen nga specie të ndryshme duke filluar nga planktonet deri te balena, raporton abcnews.al

Ajo tha se studimi i ri është një kontribut i rëndësishëm në përpjekjet globale dhe shpreson që të dhënat nga Australia të ndihmojnë botën për studime të tjera të ardhshme.

Reisser gjithashtu ka themeluar një organizatë të re për të studiuar plastikën duke përdorur algat e detit si materialin bazë. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!